zoom

Aktualitet

Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posacëm për Arbër Çekaj, Mungojnë avokatët

Seanca e parë për Arbër Cekajn në Apelin e GJKKO-së është shtyrë.

Shkak është bërë mungesa 2 avokatëve. Për pasojë ditën e sotme Gjykata e Apelit ka gjobitur me nga 5 mijë lekë avokatët Maks Haxhia, Faslli Cekën dhe Dritan Jahajn.

I vetmi avokat që kishte mbërritur në seancë ishte ai i Armando Pezakut.

Arbër Çekaj u arresuta në Dusseldorf të Gjermanisë në mars të vitit 2019.

Ai u ekstradua në Shqipëri rreth një vit e gjysmë pasi policia kishte kapur në një kamion të kompanisë së tij “Arbri Garden” 613 kilogramë kokainë.