Aplikacion
Sipas raportimeve nga mediat italiane, biznesmenit 53-vjeçar, i cili jeton në Itali, i është sekuestruar pasuri me vlerë mbi 4.5 milionë euro.
Në pasuritë e sekuestruara, që tashmë do t’i kalojnë shtetit italian, përfshijnë një vilë me vlerë të konsiderueshme në Sale Marasin, si dhe aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.
Sipërmarrësi shqiptar raportohet se kishte një jetesë të shtrenjtë, por deklaronte të ardhura të ulëta në organet tatimore. Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me ligjin.
Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin.
Reshje shiu në të gjithë territorin, parashikimi i motit! Sa do të jenë temperaturat