zoom

Aktualitet

“Shtëpia e barit” në Lushnjë, lihet në qeli elektricisti

Pas zbulimit të laboratorit të drogës në Lushnjë, është lënë në burg vetëm njëri prej elektricistëve të arrestuar.

Shtetasi Vilsi Liçi, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndërsa punonjësi tjetër i OSHEE, Mestan Zoto, është lënë në arrest shtëpie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa për të arrestuarin tjetër, personin që punonte te pika e karburantit Mario Çela, gjykata vendosi masën detyrim paraqitje pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

Ndërkohë në lidhje me laboratorin e zbuluar te vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit” vijon të mbetet në kërkim pronari i objektit, Ervin Rista, po ashtu edhe Lirim Serdani dhe Igli Borova.  Sipas policisë këta persona kishin përshtatur ambientet e një karburanti që ishte jashtë funksionit prej vitesh për të kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisjet që përdoreshin për rritjen e drogës si dhe një sasi fara kanabisi.