zoom

Aktualitet

“Shtëpi bari” në Vaun e Dejës/ Ishte përshtatur në shkollën e braktisur

Policia zbuloi një tjetër ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave në Vaun e Dejës.

“Shtëpia e barit” u zbulua në fshatin Dush, në një godinë të braktisur prej vitesh, që dikur shërbente si shkollë 9-vjeçare.

Gjatë kontrollit, në brendësi të këtij ambienti u gjetën rreth 570 fidanë kanabis në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga ra elektricisti i zonës, 62 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së oshee-së që mbulojnë zonën.

Pak javë më parë, më 10 tetor, gjatë një operacioni kundër trafikut të narkotikëve, policia zbuloi edhe në Tiranë një magazinë shtetërore në zonën e Selitës që ishte kthyer në “shtëpi bari”.
Gjatë aksionit u arrestuan shtatë persona, tre prej të cilëve ishin punonjës të OSHEE.