zoom

Aktualitet

Shqiptari kapet për herë të katërt me identitet fals në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në një fshat të bashkisë Predaia. Gjatë kontrolleve rutinë të policisë, 35-vjeçari, i cili po ecte në këmbë u ka dhënë atyre një pasaportë shqiptare, ku kishte edhe lejen e udhëtimit në Itali.

Por si pasojë e dyshimeve që kishin karabinierët, gjatë kontrollit të fotografisë së tij të pasaportës, rezultoi se kishte përdorur 4 identitete të ndryshme, gjatë kohës që ishte ndaluar edhe herët e tjera. Këto identitete nuk u bënë publike në media.

Ai ishte arrestuar në 2017-ën nga policia në kufirin italo-francez për krime kundër pronës dhe ishte dëbuar për në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj, shqiptari duke përdorur një pasaportë me identitet të falsifikuar, u kthye sërish në Itali kur nuk ishin mbushur afatet 10-vjeçare pas dëbimit nga Italia.

Tashmë atij do t’i duhet të vuajë dënimin me 9 muaj burg për shkeljen e ligjit të emigracionit pas dëbimit nga një shtet i BE. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku qëndronte me disa shqiptarë të tjerë, policia gjeti sasi të vogla kanabisi. /ZOOM.AL/