zoom

Sport

Shqiptari i Çelsit, Armando Broja rrëfen lidhjen e ngushtë me Lampard

Frank Lampard do të mbetet gjithmonë një emër i lidhur ngushtë me Armando Brojën, sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Ish-mesfushori anglez ishte personi përgjegjës për debutimin në elitë të Brojës në Angli, e sigurisht që ky i fundit do t’i jetë mirënjohës për këtë mundësi që i dha që të tregonte veten që në moshë të re.

Lampard grumbulloi disa here në sezonin e kaluar Brojën me ekipin e parë, duke e mbajtur afër pasi pa se sulmuesi po shkëlqente me ekipet e moshave të Çelsit. Në marsin e vitit të kaluar, ai vendosi t’i jepte shansin lojtarit të talentuar duke e aktivizuar në fitoren ndaj Evertonit ndërsa më pas ishte po ai që insistoi te klubi që t’I jepej mundësi që të luante rregullisht mes profesionistëve duke e huazuar. Kështu Broaj përfundoi te Vitese ku po tregon se është i gatshëm për të luajtur në këto nivele.

Ndaj pas zyrtarizimit të largimit të Lampard, Broja nëpërmjet rrjeteve sociale i ka dhënë lamtumirën ish-trajnerit të tij. “Faleminderit që bëre ëndrrën time realitet”, ishte mesazhi i Brojës për teknikun, duke postuar fotot e tij të debutimit me fanellën e Çelsit në Premier Ligë.