zoom

Sport

Shqiptarët protagonist te Ankara, Bardhi asiston në golin e fitores ndaj Eyüpspor

Shqiptarët lanë gjurmë te skuadra e Ankara Keçiörengücü, në fitoren me përmbysje në kampionat 2-1 ndaj Eyüpspor.

Sulmuesi i kombëtares Bekim Balaj ishte titullar së bashkur me Jurgen Bardhin, ndërsa Uerdi Mara, e ndoqi ndeshjen nga stoli.

45 minutat e para folën për miqtë, që kaluan të parët në avantazh me Ryan Babel që në aksionin e parë të rrezikshëm. Në minutën e 27’, Eyüpspor shënoi edhe golin e dytë me Niyaz, por VAR e anuloi.

Në pjesën e dytë ndryshoi muzika, fillimisht ishte Resmen, që vendosi ekulibrin në minutën e 61’, ndërsa 10 minuta më vonë Ankara kaloi në avantazh.

Bardhi kontribuoi në golin e fitores me një asist për Inan, që tundi rrjetën duke i dhënë tri pikë të çmuara skuadrës së tij.

Me këtë sukses Ankara Keçiörengücü, u ngjit në vendin e dytë në Ligën e Parë turke me 32 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Eyüpspor.

Vlen të theksohet fakti se skuadra e shqiptarëve, dy ditë më parë ndryshoi trajnerin dhe menjëherë lëvizja në pankinë dha efekt. /zoom.al/