zoom

Aktualitet

Shqiptarët problematikë në Itali, Belgjikë e Holandë. Zbardhet raporti i Prokurorisë

Zbardhet raporti i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion për hetimet e përbashkëta me autoritetet e huaja përgjatë vitit 2020. ABC mëson se SPAK ka pritur dhe dërguar me dhjetëra kërkesa për ndihmë juridike në vitin që lamë pas dhe në muaj e parë të vitit 2021.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka bashkëpunuar me ta kryesisht për kapjen e personave të përfshirë në trafik narkotikësh, grup kriminal.  Nga të dhënat e SPAK shqiptarët rezultojnë më problematikë për trafik dhe kultivim droge në Itali, Belgjikë dhe Holandë.

Sipas raportit përgjatë 2020, autoritetet e huaja kanë sjell në Shqipëri 69 letër-porosi, më të shumtat nga Italia e të lidhura për çështje droge, si dhe 41 janë dërguar nga SPAK në vende të BE, ku sërish ndihma kërkohet për kapjen e personave të përfshirë në çështje droge.

Akuza e dytë për të cilën akuzohen dhe hetohen shqiptarët në shtetet e huaja, është ajo e pastrimit të parave që lidhen më së shumti me aktivitetin e drogës.