Aplikacion
Sipas anketës së kryer nga Barometri i Ballkanit, 56% e shqiptarëve të anketuar besojnë informacionet që marrin nga televizioni apo radio (pa përfshirë atë publik). Një vit më parë, ky tregues ishte 50%.
Krahasuar me rajonin, shqiptarët janë më pak skeptikët ndaj medias. Qytetarët e Kosovës kanë normën më të ulët të besimit në media, me 27%.
Anketa tregon një rritje të fortë të besimit ndaj mediave online, portaleve. Gjatë 2023-shit vetëm 25% e të anketuarve i shikonin si të besueshme portalet, ndërsa në 2024-n, përqindja është rritur në 43%. Gjithsesi, më shumë se gjysma, 52% nuk i besojnë portaleve.
Vendet fqinje janë shumë më pak të prirura të besojnë portalet, sipas anketës.
Nga ana tjetër, Barometri tregon një rënie të besimit në median e shkruar, nga 38% një vit më parë në 37% gjatë 2024-s.
Shqiptarët kanë perceptuar më pak “fake news” gjatë këtij viti, 50% e tyre, ndërsa një vit më parë ky tregues ishte 66%.
Shqiptarët kanë një nivel të lartë besueshmërie edhe tek njerëzit që ata ndjekin në mediat sociale dhe 54% e tyre i besojnë informacionet që ato shpërndajnë. Mesatarja e rajonit për këtë tregues është 55%.
Admirali amerikan: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike