zoom

Aktualitet

Shqiptar kapet me 21 kg heroinë dhe mijëra euro, si e “tradhtoi” lëvizja e gabuar

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine. Mësohet se shqiptari 48-vjeçar është kapur në Bergamo. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në një apartament që hapej me çelësat që policia i gjeti 48-vjeçarit shqiptar, u gjetën 21 kg heroinë. Apartamenti ishte në Sardegna në Milano, ndërsa policia e zbuloi këtë të premte.

Sipas agjentëve të policisë, shqiptari bënte lëvizje të dyshimta me një furgon. Ata vendosën që ta kontrollojnë dhe në një ndërhyrje të beftë i kanë kapur një sasi prej 10 gram kokainë që e kishte fshehur poshtë këmbëve. Ai u justifikua se e kishte marrë për përdorim personal por më pas policia i gjeti edhe çelësat ku në apartamentin që kishte u gjet sasia e madhe e heroinës.

Po ashtu policia gjeti edhe 2.5 kg lëndë për mbështjelljen e drogës si dhe 5 mijë euro cash.