E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Shqipëria, në fund të listës së vaksinimeve! Rama: Në 7 ditë jemi më mirë

05/04/2021
in Aktualitet, Slider
0
Shqipëria, në fund të listës së vaksinimeve! Rama: Në 7 ditë jemi më mirë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vaksinimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t’i dhënë pak frymëmarrje ekonomisë globale e turizmit.

Sipas të dhënave nga “Worldindata”, të përpunuara nga “Monitor”, në botë deri tani më mirë ka ecur Izraeli, ku 60% e popullsisë ka marrë të paktën një vaksinë deri në fund të muajit mars, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (46%), Kili (36%), Bahrejni dhe SHBA me nga rreth 30% secili.

Mesatarja e Europës është rreth 13%, ndërsa ajo globale 4.4%. Në Europë vijon të kryesojë Mbretëria e Bashkuar, që e ka vaksinuar me një dozë pothuajse gjysmën e popullsisë.

Me ritme të shpejta ka ecur Hungaria, që ka kaluar e dyta në Europë, duke vaksinuar 22.3% të popullsisë të paktën me një dozë, deri në datën 1 prill. Pas Hungarisë vjen Serbia, që ka zbritur në vendin e tretë, me 21% të popullsisë. Vendet e tjera të Europës kanë vaksinuar të paktën 13.4% të popullsisë (Austria) dhe më pas Danimarka, 11.6%.

Nga shtetet fqinje, Greqia ka arritur të vaksinojë të paktën me një dozë rreth 11% të popullsisë, ndërsa Italia gati 12%. Për Shqipërinë, të dhënat e “Worldindata” nuk janë përditësuar që nga 24 shkurti.

Por, pas përshpejtimit të procesit dhe mbërritjes së vaksinave kineze, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë administruar gjithsej 170 mijë doza vaksina (pjesa më e madhe kanë marrë dorën e parë), ose rreth 5-6% e popullsisë, duke mbetur në listën e vendeve të Europës që kanë administruar më pak doza në raport me popullsisë.

Gjithsesi, Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit, si Kosova apo Maqedonia, ndërsa nuk ka të dhëna për ecurinë e procesit në BosnjëHercegovinë.

EFEKTIVITETI I VAKSINËS

Për shkak të kohës së shpejtë që u zhvilluan dhe administrimit me urgjencë të llojeve të ndryshme nga pjesa më e madhe e vendeve, efikasiteti i vaksinave është i vështirë për t’u matur në këto momente.

Gjithsesi, vendet që kanë ecur më mirë me procesin, si Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë lehtësuar masat kufizuese pasi panë rënie të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi.

Sipas mediave në SHBA, në provën në shkallë të gjerë, vaksina “Pfizer-BioNTech” u tregua se parandalonte 95% të simptomave të COVID-19, vetëm 1 pikë përqindje më shumë se “Moderna”.

Të dyja vaksinat duket se janë njësoj mbrojtëse në të gjitha grupmoshat dhe grupet racore dhe etnike.

Vaksina “Johnoson&Johnson” u tregua se ishte 72% efektive në sëmundjen mesatare deri të rëndë dhe 85% efektive në parandalimin e sëmundjes më të rëndë. Vaksina “AstraZeneca”- Oxford ishte 76% efektive në parandalimin simptomatik COVID-19 dy javë pas dozës së dytë dhe ishte 100% efektive në ndalimin e sëmundjes së rëndë dhe shtrimin në spital në një provë klinike me bazë në ShBA, sipas kompanisë.

Më pak informacion ka për vaksinën kineze, e cila po përdoret masivisht në Shqipëri.

Nga vendet që e kanë përdorur, Turqia ka raportuar për një efektivitet mbi 80%, ndërsa shtete të tjera si Kili e Brazili për një normë më të ulët, pak mbi 50%.

RAMA

Ndërsa kryeministri Rama thotë se Shqipëria ka rritur ritmin me vaksinimit, duke iu referuar grafikut për vaksinat për 100 banorë në 7 ditët e fundit.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.

*të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”, shkruan Rama.

Sipas të dhënave nga “Worldindata”, të përpunuara nga “Monitor”, në botë deri tani më mirë me procesin e vaksinimit ka ecur Izraeli, ku 60% e popullsisë ka marrë të paktën një vaksinë deri në fund të muajit mars, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (46%), Kili (36%), Bahrejni dhe SHBA me nga rreth 30% secili.

Tags: barometri globalEdi Ramavaksinavaksina kineze

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
Pas kthimit nga Brukseli, Rama mbledh në selinë e PS-së, drejtuesit politikë të qarqeve

Rama nxjerr kurbën e vaksinimit ndaj Covid-19: Ne do ta fitojmë këtë luftë






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In