zoom

Ekonomi

Shqipëria do të marrë borxh 700 milionë euro

Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare. Emetimi i eurobondit vjen në një moment që vendi ka një nivel të lartë borxhi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar niveli i borxhit publik pritet të arrij në 80% gjatë këtij viti duke rezultuar më i larti në rajon.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Ministrja hodhi poshtë akuzat e opozitës se shqiptarët po varfërohen për shkak të rritjes së çmimeve.

Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të marrë një borxh për të pestën herë.