zoom

Aktualitet

Shpëtojnë 5 të rinjtë nga Bajza, që ishin bllokuar në dëborë

Shpëtojnë 5 të rinjtë nga Bajza, që ishin bllokuar në dëborë– Burime të sigurta nga Shtabi i Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë Shkoder bënë të ditur se forcat e policisë në operacionin për shpetimin e 5 të rinjve nga Bajza, që i kishte bllokuar bora në Fushë të Zezë, 20 km në rrugë kembësore në nga Razma, para pak minutash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar 5 të rinjtë.

Ata janë mirë nga gjendja shëndetësore, me perjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime, por pa rrezik. Ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet në krah nga policia për në Razem ku pret autoambulanca, shoqëruar nga shkokët e tij dhe policia. Besohet se në Razëm ata mund të mbërrijnë nga ora 22.30 minuta.

5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë per të rreshqitur me ski, por tempëratura e ulët, në kushtet kur debora atje është mbi 1 meter trashësi, e vuri në rrezik jeten e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin.

Në këto kushte nisi në oret e pasdrekës operacioni i shpetimit nga forcat e nderhyrjes së shpejtë Shkoder, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm, pasi shpetoi jetën e 5 të rinjve nga Bajza e Kastratit.