zoom

Politikë

Shpërthimi në banesën e familjes Duka, vjen reagimi i fortë i Bashës

Kreu i PD Lulzim Basha, reagon pas ngjarjes së shpërthimit në banesën e familjes Duka, në një reagim në Twitter ai shprehet se zhvillimet e FSHF-së tregojnë degradimin e pushtetit. 

Postimi i plotë

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.