zoom

Politikë

Shpërthimi i Ilir Metës: Ambasadorja amerikane më tha “ne dimë disa gjëra për ty”! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer mbrëmë kundër ambasadores amerikane, me një gjuhë të paparë deri tani ndaj një diplomati të huaj.
Ai e akuzoi ambasadoren se po mban anën e Edi Ramës dhe i kërkoi të mos hynte në punët e brendshme të Shqipërisë, ndërsa ambasadorja u përgjigj në Twitter se ai do të mbante përgjegjësi për nxitje të dhunës në fushatë.

Por Meta vijoi më tej. Ai deklaroi në Syri Tv se ambasadorja i kishtë thënë “dimë disa gjëra për ty”.

“Ambasadorja i thotë presidentit të Republikës “ne dimë disa gjëra për ty?”

Kësaj deklarate kërcënuese Meta tha se i ishte përgjigjur duke i thënë “çfarë dini ju për mua? Nxirri! Thuajani popullit shqiptar! Unë kushtetutën nuk e shkel!” (shih videon më poshtë në zoom.al.)

Presidenti tha gjithashtu se ambasadorja Kim po e provokonte me porosi të kryeministrit Rama.

“Dhe unë i kam thënë kësaj zonjës, ta dëgjojë ajo tani, meqë e porosit Edi Rama të provokojë presidentin e Shqipërisë dhe të provokojë popullin e Shqipërisë që e do aq shumë amerikën, jo se ka frikë nga kjo, unë e kisha vendosur që këtë letër ta publikoja pas vendimit, nëse ata do të ndërmerrnin vendim të gabuar”, deklaroi presidenti!/ Zoom.al