zoom

Të gjitha

Shpërthimi i bombolës në Ferizaj, ndërron jetë në Turqi 20-vjeçarja e plagosur

Ka ndërruar jetë njëra nga të lënduarat e shpërthimit në Ferizaj, që ndodhi muajin e kaluar. 20-vjeçarja Fatime Haxhidema më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por nga plagët e marra nuk arriti t’ia dalë.

Ndërkohë, si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 44 persona, që ishin brenda lokalit, mes të cilëve klientë e punonjës.

Në bazë të hetimeve preliminare të zhvilluara nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë del se shkaktar i këtij shpërthimi ishte bombola 25 litërshe e krisur.