zoom

Slider

Shpërthen Giacomo Vrioni, sulmuesi kuqezi shënon tripletë në Austri

Giacomo Vrioni është rikthyer në formën e tij maksimale në kampionatin austriak të futbollit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në fitoren që Tirol arriti në shtëpi 4-0 ndaj Lask, me një tregolësh të shënuar.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Tirol, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe tani për play-off për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Sulmuesi shqiptar kaloi vendasit në avantazh në minutën e 11’, ndërsa në aksionin e radhës Sabitzer dyfishoi shifrat.

Kur u mbush gjysmëore loje Vrioni i çoi në 3-0 shifrat për skuadrën e tij, ndërsa në pjesën e dytë kompletoi tripletën dhe pokerin për Tirol.

Me këtë triumf, Tirol është në rrugën e duhur për të marr pjesë në Europë, pasi fituesi i këtij grupi siguron të drejtën të bëjë ndeshje play-off me një skuadër nga grupi i titullit, për të siguruar biletën për në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.

Me tre golat e shënuar sot, Vrioni u ngjit në kuotën e 15 rrjetave në këtë sezon në kampionatin austriak, ndërsa ka dhënë edhe një asist. /zoom.al/