zoom

Aktualitet

Shpërthen bombola në Belsh! Banesa përfshihet nga flakët

Një banesë është përfshirë nga flakët të dielën në mbrëmje në fshatin Hysë të Belshit. Zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Raportohet se është djegur banesa, e cila shërbente si magazinë.