zoom

Sport

Shpërthen Ancelotti: Ky nuk është Reali im, por kjo humbje ka anët pozitive! Nuk kishim angazhim

Carlo Ancelotti ka kritikuar ashpër Real Madridin pas humbes kundër ekipit të Girona, që fitoi me shifrat 4-2.

“Los Blancos” mbeten 11 pikë prapa Barcelonës, e cila sonte luan kundër Rayo Vallecanon.

Humbja – “Është e vështirë dhe e rëndë të humbësh kështu. Në nivelin mbrojtës ishte një ndeshje e vrazhdë. Skuadra nuk luajti. Ishte një nivel i ulët në të gjitha aspektet. Skuadra ishte nervoze. Vinicius Jr në nivelin individual shkoi mirë, bëri një gol dhe një asist, por ai po merr shumë kartona të verdhë”.

Arsyet e zhgënjimit – “Humbja nuk të bën asnjëherë të ndihesh mirë, por mund të jetë e dobishme. Pa angazhim në fazën mbrojtëse kjo skuadër do të ketë probleme t’i fitojë ndeshjet. Ne në këtë ndeshje nuk e kishim angazhimin e duhur. Nëse lojtarët nuk e kanë kuptuar, do ta përsëris çdo ditë”.

Tifozët – “Është normale që janë të mëzritur dhe të lënduar, siç jemi edhe ne. Por, jemi në finale të Copa del Rey dhe në gjysmëfinale të Championsit”. /zoom.al/