zoom

Stil

Shpërthejnë komentet! Pique zyrtarizon lidhjen, hedh foto me të dashurën e re

Përfundimisht, Shakira është një kapitull i mbyllur për yllin e futbollit, Gerard Pique.

Ky i fundit po shijon romancën me 23-vjeçaren Clara Chia Marti. Disa orë më parë, Pique zyrtarizoi publikisht lidhjen duke shpërndarë një fotografi përkrah Martit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique)

Kaq u desh dhe komentet shpërthyen lumë, duke i kujtuar Pique-s partneren e dikurshme.

“Këtë foto e pëlqejnë vetëm të pabesët”, “Kjo nuk është dashuri, është e përkohshme,”-  janë vetëm disa nga komentet e shumta.

“Duke lexuar ç’shkruhet shoh se Shakira ka përmbushur ëndrrën e Bolivarit: të kthejë të gjithë Amerikën Latine kundër Spanjës,”-komenton një tjetër ndjekës.

Fotografia vjen vetëm disa ditë pasi Shakira hodhi në treg këngën e saj të re, e cila qartazi është kthyer në një hit “tradhtie” kudo.