zoom

Politikë

Shpallet rezultati! Tiranë, PS-ja fiton në njësinë 10

Partia Socialiste ka fituar në Njësinë 10 në kryeqytet, ku për herë të parë u votua elektronikisht. Ka qenë vetë Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në shkollën “Qemal Stafa” gjatë dhënies së rezultateve për KZAZ 40.

Rezultatet janë shfaqur live për opinionin publik. Celibashi tha se as KQZ nuk është njohur më herët me të dhëna dhe logimi është për herë të parë. Gjatë natës është kryer importimi për KZAZ 40.

REZULTATI ZGJEDHOR:

PS-ja 6007 vota

PD-ja 4550 vota

LSI-ja 628 vota

PSD 208 vota

I pavaruri 170 vota

Ka qenë një pjesëmarrje rreth 49%, në 32 Qendra Votimi.