zoom

Aktualitet

Shpallet fituesi! Përfundon numërimi në Librazhd dhe Belsh

Pas Cërrikut, Partia Socialiste është shpallur fituese dhe në dy bashki të tjera në qarkun e Elbasanit.

Bashkitë e radhës që i kanë siguruar fitore socialistëve janë Librazhdi dhe Belshi. Sipas të dhënëve të fundit nga përfundimi i numërimit të votave për subjektet politike, në Librazhd Partia Socialiste ka siguruar 9952 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 5181 vota dhe LSI me 790 vota. Ndërsa në Belsh, PS-ja ka siguruar 5552 vota, PD 3946 vota dhe LSI 145.

Ndërkohë deri më tani numërimi i votave për subjektet politike ka mbaruar në 17 bashki, mes të cilave 13 janë fituar nga Partia Socialiste dhe 4 janë të fituara nga Partia Demokratike.