Aplikacion
Në dy nga tre përballjet e zhvilluara, anglezët me Pep Guardiolën kanë triumfuar dhe vetëm në një rast e kanë fituar, ashtu sikurse Reali i Madridit në sezonin 2021-2022. City u shpall kampion sezonin 2022-2023.
Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka reaguar pas rezultatit të shortit të Championsit, që e vendosi skuadrën e tij kundër Realit të Madridit për të tretin vit radhazi.
“Duket si një traditë e vogël, tre vjet me radhë luajmë me mbretërit e kompeticionit. Shpresojmë se mund të arrijmë në një moment të mirë, por ka ende disa javë para ndeshjes së parë në Madrid. Nuk është e nevojshme të thuhet se çfarë është Reali i Madridit në këtë kompeticion.
Kur luan në fazat e fundit, luan kundër skuadrave më të mira në Evropë. Por të gjithë kundërshtarët janë vërtet të ashpër, të gjithë e dinë këtë. Ne ishim të emocionuar para shortit, sepse është një privilegj sa herë që jemi këtu. Është një garë e veçantë”, u shpreh Guardiola.
Kurse trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, këmbëngul se përballja me Manchester Cityn në çerekfinalet e Champions League nuk është shqetësuese. Ancelotti diskutoi shortin e hedhur në Nyon.
Ai tha:
“Ata janë një nga favoritët, ne të gjithë e dimë dhe do të jetë shumë e vështirë. Për të luajtur ndeshjen e kthimit në Manchester… ajo që mund t’ju them është se ne nuk na intereson. “Çerekfinalet e Champions League janë gjithmonë të komplikuara! Ideja është të fitosh kompeticionin dhe, për ta bërë këtë, duhet të mundësh më të mirët.
City mund të jetë një nga ekipet më të mirë në Europë për momentin, do të jetë e vështirë, sigurisht, por nëse doni të jesh kampion europian, duhet të eliminosh Cityn. Optimizmi mbizotëron, mos u shqetësoni. Do të jetë një çerekfinale e shkëlqyer dhe ne do t’i luajmë me besim të dy ndeshjet. Nuk e di se çfarë mendojnë ata atje, por besoj se mendojnë si ne. Një vit fituam ne dhe fituan të tjerët. Askush nuk është favorit”.
Në rrjet janë hedhur edhe dyshime rreth goglave të shortit, sikur një “dorë e fshehtë” organizon posaçërisht përballjet e dy më të mirave, që veç njëra prej tyre të shkojë në finale. /ZOOM.AL/
U vra me thikë në zemër, familja Martinit apel për ndihmë financiare: Ai la pas vëllain me autizëm