zoom

Aktualitet

‘Shoqja ime ofrohet për 5 euro’/ Sherri në Tik-Tok që përfundoi me grushte, pasi i dashuri i njërës e tradhtoi me…

Tik-tok po kthehet një shqetësim i madh për të rinjtë. Keqpërdorimi i videove, i ka shtyrë dy të reja në kufijtë e të pamendueshmes.

Njëra prej tyre kishte shkruar në tok- tok se shoqja e saj e dikurshme , kishte çmime të lira dhe ofrohej për pesë euro. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale dhe ndjekësit e të dyja adoleshenteve të ndizet sherri, me akuza e kundër akuza.

Secila prej tyre ka hedhur baltë ndaj tjetrës. Duke qenë  se të dyja ishin shoqe fëmijërie, më në fund kanë vendosur të takohen. Por njëra nuk ka shkuar vetëm në takim por me mamanë.

Sipas dosjes që gazeta “Si” disponon sapo adoleshentja M. ka mbërritur në vendtakim, shoqja E. që gjendej përkrah me të ëmën pa thënë asnjë fjalë e ka goditur.

“U përpoqa të shmangem, por erdhën me vrap pas meje. E ëma filloi të më shajë. I thashë që nuk kam lidhje me videot dhe se nuk i kam shpërndarë asnjë video në aplikacion. Përkundrazi ajo ka bërë video për mua. Gjatë kësaj kohe më goditi, më gjuajti me grushta në kokë, ndërsa e ema më rrëmbeu telefonin nga dora dhe e flaku në tokë dhe po e thyente. Për tu vetmbrojtur e kapa nga flokët, nuk e di se kë nga ato të dyja. Na ndanë disa njerëz” shprehet para oficerit të policisë adoleshentja

Mbas këtij momenti ajo ka vrapuar për të kërkuar ndihmë tek e ëma.

Gruaja nga ana e saj , duke e parë në këtë gjendje të bijën e ka qetësuar dhe I ka kërkuar që t’i dretohen policisë

Por të katra, dy nënat dhe dy vajzat janë shkëmbyer në rrugë. Aty ka ndodhur përleshja. Nënat me nënat dhe vajzat me vajzat” tregon oficeri I policisë për gazetën SI

Mamaja e dytë justifikohet më pas në polici 

”Më mori ime bijë në telefon duke qarë. Më tha që e kishin rrahur. I kërkova të qetësohej dhe telefonova inspektorin e zonës. Rrugës duke shkuar në komisariat hasa ato të dyja. Të parën qëllova me grusht të ëmën . Pastaj nuk mbaj mend mirë se çfarë ndodhi pasi u bë shumë rrëmujë , derisa erdhën policët dhe ata na ndanë”

Veç dy grave dhe vajzave të tyre së bashku me to rastësisht janë shoqëruar dhe një çift që I ndau.

Ata  ishin duke shëtitur kur ndodhi sherri dhe ndërhynë për të shmangur dëmtimet fizike të të “dyja grupeve nënë e bijë”. Burri i tha dëshmoi  policisë se “ nuk kishte informacion se për çfarë ndodhi, por gratë sapo u panë u qëlluan. Dëgjuam që shaheshin dhe ofendoheshin. Njëra nga gratë ishte më e madhe në moshë kurse tjetra më e re, njërës I ra çanta dhe u rrëzua u mundova ta ndihmoj”-shpjegon sherrin e pakuptimtë qytetari në polici

Po vajzat?

Policia i tha gazetasi.al se dy adoleshentet u kthyen armike për shkak të një historie pasioni, edhe pse më herët kishin qenë shoqe fëmijërie. I dashuri i njërës prej vajzave kishte frekuentuar për një periudhë të shkurtër shoqen e saj dhe kur kjo ishte zbuluar nga e reja, ajo i kishte braktisur të dy.

“ Por ndërsa u kthyen në armike të betuara, adoleshentet e vazhduan sherrin në rrjetet sociale “ shpjegon oficeri I policisë .

Në këtë luftë hynë dhe mamatë e vajzave që si përfundim janë në pozitë më të vështirë se të miturat, duke qenë se për shkak të moshës madhore ato nuk shpëtojnë dot nga përgjegjësia ligjore.