zoom

Aktualitet

“Shoqet e Tires”/ Ndryshohet masa e arrestit për Rukije Hoxhën dhe Sidorela Çelën

Gjykata e Apelit ka lënë të lira një infermiere dhe një sanitare të spitalit Covid 2, të dyshuara për korrupsion.

Apeli ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitjeje për Rukije Hoxhën dhe Sidorela Çelën.

Ndërkohë që për dy të pandehurat e tjera, Mira Buri dhe Sheqerije Koçin, gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, me pretendimin se nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

Ato pritet që ta apelojnë vendimin në ditët në vijim. Në Gjykatën e Tiranës ndaj tyre ishte dhënë masa e sigurisë e arrestit me burg për një afat 45-ditor, ndërsa prokuroria ishte ngarkuar me detyrën për të mbledhur prova të reja.

Kujtojmë që, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.

“Vetë vendimi i gjykatës dile në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja para mediave.