zoom

Aktualitet

Shoqëruesit e Veliajt dhunojnë grupin e xhirimit të Ora News, reagojnë gazetarët (VIDEO)

Një grup xhirimi i televizionit Ora News, i cili është në një konflikt të hapur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dhunuar nga shoqëruesit e kryebashkiakut, gjatë një takimi elektoral në Kavajë.
Gazetari Ronaldo Sharka, operatori dhe shoferi i grupit të xhirimit u sulmuan teksa gazetari tentoi t’i drejtojë një pyetje Veliajt (shihni videon më poshtë në faqen e Zoom.al).

Gazetari tregoi se këta persona nuk ishin shoqëruesit e zakonshëm të Veliajt dhe nuk kishin shenja identifikuese.

Shoqata e Gazetareve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë reaguan duke e dënuar dhuënën.

“Kjo është një metodë e shëmtuar dhe e përsëritur ndaj gazetarëve të Ora News, sa herë që z.Veliaj i drejtohet një mikrofon”, thuhet në deklaratë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë i kërkuan kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të distancohet nga aktet e dhunës të shoqëruesve të tij ndaj gazetarëve dhe të respektojë punën e medias, si dimension i domosdoshëm në një shtet demokratik. /Zoom.al

DEKLARATA E PLOTE E DY SHOQATAVE

THIRRJE Z.VELIAJ TE DISTANCOHET NGA DHUNA NDAJ GAZETAREVE

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise shprehin shqetesimin per dhunen fizike te ushtruar ne Kavaje ndaj ekipit te xhirimit te TV Ora News, gazetarit Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit nga shoqerues te kryetarit te bashkise Tirane Erion Veliaj. Gazetari ka patur shenjat identifikuese te profesionit dhe eshte perpjekur t’i drejtoje nje pyetje kryetarit te bashkise Tirane.

 

Ky veprim normal i gazetarit ka marre si pergjigje dhunen nga persona shoqerues te Veliajt, qe sipas gazetarit Sharka nuk ishin shoqeruesit e zakonshem apo me shenja identifikuese.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise denojne dhunen ndaj ekipit te Ora News nga shoqerues te kryebashkiakut Erion Veliaj, nje metode e shemtuar dhe e perseritur ndaj gazetareve te Ora Neës, sa here qe z.Veliaj i drejtohet nje mikrofon.

Media ka te drejten te drejtoje pyetje ne emer te publikut ndersa nje zyrtar publik si kryetari i Bashksie ka detyrimin te pergjigjet.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise i kerkojne kryetarit te bashkise Erion Veliaj, te distancohet nga aktet e dhunes te shoqeruesve te tij ndaj gazetareve dhe te respektoje punen e medias, si dimension i domosdoshem ne nje shtet demokratik. #MosPrekGazetaret