zoom

Politikë

Shoqërohet në polici sa herë shkon Rama në Himarë, kush është Aleks Bala që ‘çmend’ Kryeministrin

Aleks Bala, ditën e djeshme është shoqëruar në komisariat pak përpara se Kryeministri Edi Rama të arrinte në Himarë. Sipas vetë Balës, por dhe burimeve për faxweb.al, shoqërimi i kryetarit të ish-të përndjekurve Himarë është kryer pa asnjë shkak ligjor dhe pa i dhënë asnjë shpjegim.

Po sipas këtyre burimeve Aleks Bala shoqërohet gjithnjë në polici sa herë kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Himarës.

Në lidhje telefonike me Fax News Aleks Bala ka deklaruar se gjithçka bëhet për pronat e tij dhe se kërkojnë ti mbyllin gojën.

“Kam jetuar 20 vite në Amerike dhe kam ardhur këtu për të mbrojtur pronat e babait tim. Ai nuk di të më përgjigjet mua për pyetjet që i bëj.”

Për shoqërimin e të moshuarit ka reaguar edhe kandidati i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu i cili e ka konsideruar këtë akt të paprecedentë dhe ka pretenduar se ky është një veprim i urdhëruar që më parë dhe ka vënë theksin se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut.

“Dje Aleks Bala është shoqëruar në polici, pa asnjë shpjegim, pa asnjë shkak, pa asnjë arsye ligjore, pa kryer asnjë vepër penale, por vetëm e vetëm se Edi Rama nuk duron dot kritikat në publik!
Kjo nuk është hera e parë. Sa herë që Edi Rama vjen në Himarë, policia e Aleksin shoqëron dhe e izolon Aleksin para ardhjes së tij dhe e lëshojnë pasi Lideri Global largohet.”, ka thënë Agalliu.

Bala ka shprehur irritimin me Ramën duke thënë se ai e ka zhveshur kombin dhe nuk ka një pronar, e po ashtu se Kryeministri ka kaluar çdo kufi.