zoom

Aktualitet

Shokuese në Vlorë! Bashkëshorti dhunon për vdekje gruan

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Viktima, 64-vjeçarja me iniciale H. D., ka humbur jetën në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna.

Ndërsa është vendosur në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, bashkëshorti i saj 70-vjeçar.

“Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi 70-vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njofton policia.