zoom

Bota

Shokon kryeministri polak, Tusk: Evropa ka hyrë në epokën e paraluftës!

Kryeministri polak Donald Tusk ka dhënë një paralajmërim të hapur se Evropa ka hyrë në një “epokë të paraluftës” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë në gjendje të ndihet i sigurt.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”, tha ai për mediat evropiane. “Është e vërtetë dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”, shtoi ai.

Deklarata e Tusk erdhi menjëherë pas sulmit me raketa që Rusia bëri së fundmi ndaj Ukrainës, por ku u shkel edhe territori i Polonisë. Kjo e fundit ka sinjalizuar edhe NATO-n, teksa ngriti avionët e saj në ajër për patrullim dhe kundërpërgjigje.

Nga ana e saj, Rusia i ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit.

Forca ajrore e Ukrainës tha se kishte rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa dhe kryeministri Denys Shmyhal tha se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar në gjashtë rajone, në perëndim, qendër dhe lindje të vendit. /ZOOM.AL/