zoom

Bota

Shokohet SHBA-ja! Policia vret 16-vjeçaren me ngjyrë

Një oficer policie në Ohio qëlloi për vdekje një vajzë adoleshente me ngjyrë, pas raportimeve për një sulm me thikë në zonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martë në Colombus dhe shkaktoi një zemërim të madh te banorët e qytetit.

Policia e Columbus më vonë nxori pamje nga kamerat e trupit të policisë gjatë incidentit, ku tregohen disa njerëz që sulmonin një person para se vajza të qëllohej disa herë. Një hetim është duke u zhvilluar, ndërkohë që zyrtarët që iu bëjnë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë.

Një turmë e zemëruar më vonë u mblodh në vendin e ngjarjes, raportuan mediat amerikane dhe e gjitha kjo disa orë përpara se gjykata të jepte dënimin për oficerin e përfshirë në vrasjen e George Floyd.