Aplikacion
Nga një studim i fundit i bërë mes meshkujve dhe femrave, të dyja gjinitë thonë se ngjyra më e papërshtatshme në takimin e parë është e verdha.
Uau, ne dimë që disa nga gjërat më të mira në jetë kanë ngjyrë të verdhë: veza, DIELLI … çfarëdo. Megjithatë, mos rreziko asnjëherë për të peshkuar shpirtin e mundshëm binjak vetëm për shkak se ke zgjedhur një ngjyrë në nuancat e së verdhës. Sado e bukur të jetë veshja, ruaje dhe vishe pasi t’i kesh kaluar përshtypjet e para. Dhe ndërkohë, jepi mundësi vetes t’i fitosh zemrën me ngjyrën e kuqe!
Studimet tregojnë se, kur një vajzë vishet me të kuqe konsiderohet më tërheqëse në sytë e meshkujve, madje edhe kur një burrë zgjedh të veshë të kuqen në takimin e parë krijon përshtypjen e një mashkulli të pushtetshëm.
Hmm… Zjarr? Dashuri? Domate? Ndoshta një arsye më shumë është edhe vetëm se e kuqja e mban përshtypjen e parë për një kohë të gjatë. Është ngjyra tipike për një romancë.
Kështu, për takimin e ardhshëm, lëre mënjanë fustanin e shkurtër të zi dhe zgjidh një të kuq të zjarrtë!
“Aktor telenovelash, bën si gjynaf e qan cepave…”, “I poshtër!”, plas sherri mes Julit dhe Romeos