Aplikacion
Lënda është formuar nga iniciativat që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërkohë që në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese pritet të miratohet vendimi nëse do të shfuqizohet plotësisht, pjesërisht apo do të lejohet që të vazhdojë të përdoret siç është aktualisht.
Gjykatësit shqiptarë pranë kësaj gjykate, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, ku vihen në pyetje çështje të karakterin nacional, veçanërisht atij shqiptar.
Ndërkohë opozita shqiptare në Shkup, e udhëhequr nga Fronti Evropian, në formë proteste janë vendosur me çadra përpara kushtetueses dhe do të qëndrojnë aty deri në përfundim të shqyrtimit.
“Pashë diçka të zezë, ishte çuni”/Shoku e hodhi në kanal, babai i 33-vjeçarit rrëfen tragjedinë