zoom

Aktualitet

Shkrumb e hi! Digjet shtëpia e 80-vjeçares në Krujë, e moshuara mbetet në qiell të hapur

Në orët e para të mëngjesit, banesa e një 80-vjeçareje në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët. Sipas dyshimeve të para dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht shtetasja me iniciale M.S, 80-vjeç, e cila jetonte e vetme nuk është lënduar dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Kanë qenë fqinjët e saj ata që kanë parë se banesa e të moshuarës po digjen dhe kanë njoftuar policinë e zjarrfikësen. E moshuara ka mbetur në qiell të hapur, pasi banesa është shkrumbuar totalisht.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.