zoom

Lajme

SHKRESA/ Berisha regjistrohet si kryetar i PD

Merr fund beteja ligjore mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të regjistrojë Berishën si kryetar të PD-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit më 11 korrik, që i dha vulën dhe logon e partisë ish-kryeministrit.

“Vërtetojmë se në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, rezulton se me urdhër nr 12 datë 19.12.1990 të ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i Partisë Demokratike me iniciale PD ose PDSH. Kryetar i partisë është Sali Berisha”, thuhet në vendim.

Beteja ligjore për vulën pëçau Partinë Demokratike në dy grupe, atë të Lulzim Bashës dhe atë të Sali Berishës.

Në zgjedhjet e 14 majit ata u futën të ndarë, duke përjetuar një humbje të thellë politike.