Aplikacion
Mësohet se autori i është drejtuar me fjalët “unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”, gruas e cila punonte në tregun e fruta-perimeve. Altin Kuka e ka pranuar para uniformave blu autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, por arsyeja e konfliktit mes tyre zyrtarisht nuk bëhet e ditur. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një zënkë mes fëmijëve të autorit dhe të viktimave një ditë më parë ajo që solli tragjedinë. Autori kishte shkuar për tu sqaruar me dy prindërit e fëmijëve, por jo vetëm që nuk u sqarua por i qëlloi me kallash nikov duke i lënë të vdekur të dy vëllezërit.
Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit Kurjan, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”. Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u vu në pranga në tentativë arratisje në aksin Fier-Berat.
Viktimat Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, por njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip.