Aplikacion
Miles Routledge, 21 vjeç filmoi veten të ulur në bordin e avionit gjigant, duke thënë se ndodhej aty vetëm falë Ushtrisë Britanike dhe si rrjedhojë arriti të shkojë shëndoshë e mirë në Dubai.
Anglezi shkroi në Facebook:
“Mbërrita në Dubai falë punës së mrekullueshme të Ushtrisë Britanike. Çdo gjë është ok”.
Routledge më herët deklaroi se ai u vu nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara pas dyndjes së talebanëve në kryeqytetin afgan.
Sot, studenti anglez foli për BBC duke përshkruar ngjarjen e tmerrshme që kishte përjetuar për t’u arratisur nga Kabuli.
Qindra afganë u përpoqën dëshpërimisht të arratiseshin nga Kabuli, pasi të zotët e vendit tashmë janë talebanët.