zoom

Slider

Shkenca e pohon: Paratë e blejnë vërtet lumturinë

Një studim i fundit zbulon se marrëdhënia midis parasë dhe lumturisë mund të jetë më komplekse sesa mendohej më parë. Në bazë të një studimi të 33391 personave që jetojnë në SHBA, i cili është botuar më 1 mars në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, thuhet se paraja e blen lumturinë, por efekti mund të vërehet në pagat deri në 500,000 dollarë.

“Përjashtim bëjnë njerëzit që janë financiarisht të pasur, por të pakënaqur. Për shembull, nëse je i pasur dhe i mjerë, më shumë para nuk do të ndihmojnë. Për të gjithë të tjerët, më shumë para u shoqëruan me lumturi më të lartë në shkallë.”

Hulumtimet nga Killingsworth në Penn zbuluan në vitin 2021 se lumturia rritej me të ardhura përtej 75,000 dollarëve pa u ulur, ndërsa një studim i vitit 2010 nga Princeton zbuloi se lumturia gjendej mbi 75,000 dollarë. Të dyja grupet zgjodhën të punonin së bashku, e nëpërmjet kësaj, ata zbuluan se lumturia ndryshon në varësi të mirëqenies emocionale të një personi.

Për ata që janë më pak të lumtur, lumturia rritet me të ardhura prej 100,000 dollarë amerikanë, por jo më tej. Studimi thotë se në fund të fundit, studimi i vitit 2010 e mbivlerësoi këtë efekt pllajë, ndërsa studimi i vitit 2021 nuk arriti ta gjente atë faktor.

Barbara Mellers, arbitri për studimin, vuri në dukje përfitimet e bashkëpunimeve kundërshtare për të zgjidhur konfliktet shkencore. Killingsëorth shton se gjetjet kanë implikime në botën reale, nga të menduarit për normat e taksave dhe kompensimin e punonjësve deri tek mënyra se si njerëzit lundrojnë në karrierën e tyre dhe peshojnë të ardhurat kundrejt prioriteteve të tjera të jetës.

“Paraja është vetëm një nga përcaktuesit e shumtë të lumturisë. Paratë nuk janë sekreti i lumturisë, por ndoshta mund të ndihmojnë pak”./Bloomberg