zoom

Të gjitha

Shkatërrohen dy klane italo-shqiptare, arrestohen 27 persona

Dy klane kriminale, kundërshtarë me njëri-tjetrin për tregun e drogës dhe trafikun e lëndëve narkotike, u shkatërruan ditën e sotme në Itali.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se 27 persona janë arrestuar për trafik droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndër të tjera njoftohet se karabinierët kanë arritur të shpërbëjnë dy klane italo-shqiptare që ishin në konflikt të hapur me njëri-tjetrin.

Mësohet se policia ka zbatuar urdhrat e lëshuar nga Gjykata e Romës me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila urdhëroi arrestimin e 27 personave.

Ndërsa mësohet se lideri i njërit prej klaneve ishte i afërm i Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë.