zoom

Bota

Shkatërrim dhe frikë! Rusët sulmojnë rafineritë e naftës në 2 qytete të Ukrainës

Janë përfshirë nga zjarri, si pasojë e sulmeve ajrore të kryera nga ushtria ruse, rafineritë e naftës të dy qyteteve ukrainase, Zhytomyr dhe Cherniahiv.

Kyiv Independent raporton se dy rafineritë e naftës në rajonin e Zhytomyr ranë pre e bombardimeve nga forcat ajrore ruse.

Raportohet se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarret, e deri më tani nuk flitet për të lënduar./ Zoom.al