Aplikacion
Meta thotë se momentalisht të gjithë duhet të përqëndrohen tek përmbyllja e procesit zgjedhor pasi asgjë s’ka përfunduar.
Ditën e sotme, PS-ja me 47 firma konkretizoi nismën për shkarkimin e Presidentit për shkelje kushtetuese para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë Meta kërkon që të hetohen krimet zgjedhore.
STATUSI NGA ILIR META
Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!
Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.
Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!