zoom

Të gjitha

Shiten letrat e fshehta të Dianës, i shkroi mikut të ngushtë pas ndarjes

Në një ankand në Londër janë shitur për vlerën 113,000 dollarëve koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara me dorë të Princeshës Diana. Këto letra ajo ia dërgonte mikut të familjes, Roger Bramble, të cilat për gati tre dekada kanë qenë të fshehura në në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble. Mësohet se letrat janë shkruar ndërmjet viteve 1990 dhe 1997.

Shumica prej këtyre letrave tregojnë dramën e përjetuar nga princesha, përfshirë këtu divorcin e saj, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias me të cilin u përball. Këto shkrime të saj nxjerrin po ashtu në prah dhe një anë tjetër të personalitetit të saj, qesharak e argëtues.

Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, tha në një deklaratë, familja Bramble.

Mediat e huaja raportojnë se në një letër drejtuar Roger Bramble, e datës 19 tetor 1995, Diana i referohet me shaka Mbretëreshës si “Shefja” – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse u shit për rreth 12,000 dollarë.

Fotot e Dianës dhe dy djemve, Williamit dhe Harry-t së bashku me një kartolinë Krishtlindjesh u përfshinë po ashtu në koleksion.