zoom

Aktualitet

Shisnin kokainë dhe heroinë në Zvicër, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë

Autoritetet policore në qytetin e Luzernës në Zvicër kanë arrestuar një 20-vjeçar shqiptar pasi shiste lëndë të forta narkotike si kokainë e heroinë.

Sipas mediave të huaja atij i janë gjetur sasi të mëdha heroine dhe kokaine, si edhe mijëra franga zvicerane që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Ai u arrestua pasi u kap në flagrancë nga policia duke i shitur drogë një personi tjetër.

Sipas policisë një tjetër i ri shqiptar 19 vjeç është i dyshuar si i përfshirë në operacionin e shitjes së drogës pasi edhe atij i janë gjetur drogat e forta dhe një sasi parash.

Të dy të rinjtë janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim, ndërsa autoritetet përkatëse janë duke kryer hetimet e nevojshme ndaj të dyve.