zoom

Blog

Shiko çfarë bëjnë maskarenjtë! (Lufta Tibo-Digitalb dhe kontratat me Albtelecom)

Para 5 muajsh bëra abonimin e sportit tek Dixhitalb përmes Albtelekomit me internet. Por mënyra e vetme për të parë sportin ishte që ta bëje abonimin për 2 vjet se nuk ta jepnin për kohë më të shkurtër. Dhe nëse e shkëput para kohe, e paguan të plotë për dy vjet. Dmth mënyra e vetme për të parë Serine A ishte të lidhje abonim dyvjeçar pa mundësi shkëputje.

Unë abonimin e bëra vetëm për të parë Serine A, se këta hapnin fjalë lart e poshtë që e kemi blerë Serine A për tre vjet. Shiko ca bëjnë maskarenjtë tani. Paguan 2 vjet për të parë kampionatin portugez dhe Den Hagen me Feynordin.

Nëse ti do të shohësh Serine A, tani duhet të paguash edhe TIBO-n, ndërkohë që do vazhdosh të paguash Albtelekomin deri në fund të dyvjeçarit. Njësoj si Interi që u paguan rrogën 3 trajnerëve njëkohësisht.

Ndërkohë që ky AKIP-i, AKEPI ca e ka, është një institucion anadollak dhe langaraq, që lejon këto lloj gjërash në treg.

Ju qe merrni vesh nga ligji, ku ankimohet kjo gjëja tek këto zyrat e konsumatoreve? Se ky tregu i pay tv-ve këtu po bëhet një gropë e madhe septike e mbushur plot me ashtu që nuk thuhet. / Klodian Tomorri -marrë nga Facebook