zoom

Politikë

Shifrat/ Audienca e Ramës dhe Veliajt në rrjetet sociale disafish më e ulët se në zgjedhjet e 2021

Analizat e të dhënave në mediat sociale, tregojnë një rënie të audiencës së kreut të qeverisë Edi Rama dhe kreut të bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, krahasuar me fushatën e vitit 2021.

Nga matjet  e kryera nga eksperti i data analytics, Blerim Gjeladini, vetëm rreth 22% e atyre që kanë reaguar në fushatën e prillit 2021,reagojnë në fushatën aktuale.

“Kjo tregon se ka pasur një rënie të reagimit në media sociale për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, por ata ende kanë një audencë të rëndësishme në këto platforma. Nëse krahasojmë këtë me periudhën prill 2012 dhe prill 2023, Google Trend tregon një rënie drastike të interesit për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Kjo mund të jetë një shenjë e ndryshimeve në preferencat e votuesve dhe në mënyrën se si ata marrin informacionin”, -shkruan Gjeladini.

Një detaj interesant që ai përmend është fakti se shumica e llogarive që reagonin në fushatën e vitit 2021, nuk janë “zgjuar” ende, duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë e këtyre llogarive.

Gjithsesi edhe tregues të tjerë indirektë tregojnë për një rënie të reach-it të qeverisë Rama edhe në jetën reale. Ndryshimi i narrativës së tij, si përzgjedhja e një kënge tallava apo edhe rikthimi tek dyshja Meta-Berisha që i pretendon se nuk i njeh, por i ka në të gjitha posterat e fushatës, tregon dëshpërimin  e kryeministrit për t’u pranuar përsëri. /Zoom.al