zoom

Aktualitet

Shi dhe breshër në Kukës, përmbytet qyteti (VIDEO)

Kukësi u përfshi pasditen e kësaj të mërkure nga reshje të dendura shiu e breshëri.

Për pasojë, në disa nga rrugët e qytetit u shkaktuan përmbytje, duke u shoqëruar edhe me probleme me qarkullimin.

Sipas raportimeve, një kokërr breshëri gjatë stuhisë së sotme në Kukës kapi diametrin 3 deri në 5 cm, duke përfshirë zonat administrarive Shtiqën, Bicaj e Surroj.