zoom

Bota

“Shfrenohet Anglia”! Festë në ditën e parë të lirisë, mbushen plot pub-et

Lehtësimi i masave ka gjetur sërish pub-et dhe klubet e natës në Britani, të mbushura nga qindra të rinj.

Ata e kanë festuar lirinë duke pirë një birrë jashtë me shoqërinë, për herë të parë pas 4 muajve. Baret qëndruan të mbyllur që nga data 6 janar, kur në Britaninë e Madhe nisi karantina e tretë.

Por, edhe pse kishin leje për të dalë, policia ishte e pranishme në çdo “pub”, që mund të mos respektonte rregullat dhe i kujtonte të rinjve të ruanin distancimin social.