Aplikacion
Gjithashtu në pranga janë vendosur dhe dy të afërm të tij, Artan Kakija, 28 vjeç dhe Lulëzim Kakija, 24 vjeç. Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të tjerë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Postribë. Çel Shabaj sapo po dilte me makinë nga banesa për të shkuar në një dasmë kur është konfliktuar me 29-vjeçarin i cili vinte nga Prekali në drejtim të Postribës së bashku me dy të afërmit e tij.
Kristjan Kakija pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer sërish duke nxjerrë armën dhe ka qëlluar 43-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.
Gjithashtu në konflikt janë përfshirë edhe pjestarë të tjerë të fisit Shabaj. Kushëriri i të plagosurit ka arritur që t’i marrë armën nga dora autorit të dyshuar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por që më pas u vendos në pranga.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u tentua të vritej me armë zjarri një 43-vjeçar.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, të implikuar në konflikt.
Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes, Policia shoqëroi 3 nga shtetasit e përfshirë, si dhe gjeti pistoletën me të cilën u krye plagosja.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi Ç. Sh., 43 vjeç, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër:
vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit;
shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.