zoom

Lajme

Sherri në Komision, Zhupa: Ndreca me konflikt interesi, të pyetet SPAK! Deputeti: Më i aftë se ty

Ina Zhupa dhe deputeti Plarent Ndreca janë përplasur sot në Komisionin hetimor për Sterizimet dhe Check-Up.

Zhupa ka kërkuar që komisioni t‘i drejtohet Prokurorisë së Posaçme për të zbardhur çështjen nëse deputeti Ndreca ka qenë avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, duke sqaruar kështu faktin nëse është në konflikt interesi apo jo.

Kjo ka bërë që në komision të ngrihen tonet. Ndreca ka deklaruar se nuk pret këshilla nga Zhupa pasi e konsideron veten më të aftë se ajo.

Kjo ka nxitur një debat edhe me kryetaren e komisionit Albana Vokshi, e cila i tërhoqi vëmendjen mbi gjuhën e përdorur duke e “kërcënuar” Ndrecën edhe me ndërprerje fjale.

Diskutimi mes palëve:

Ina hupa: Çështjet shëndetësisë janë sensitive. Ndreca ju pranuat që ishit avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, pra jeni në konflikt interesi. Le t’i drejtohemi SPAK dhe të pyesim nëse Ndreca ka qenë ndonjeherë avokat. PS ka mjaftueshëm resurs për të qenë nënkryetar të komisionit nëse Ndreca është në konflikt interesi.

Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin për emrin dhe prezencën time. Nuk di ku e keni merakun, por duhet ta marri mendja që profesionalisht jam më i aftë se ty për të kuptuar situatën. Vetëm nga ty nuk pres këshilla.

Albana Vokshi: Nuk ju lejoj me këtë fjalë?

Ndreca: Si në çfarë mënyrë?

Vokshi: Do ju heq fjalën!

Ndreca: Ti nuk e kupton fare se çfarë është fjala etike.

Ndreca: Po po kam qen avokat. Patjetër dhe të disave nga krahu juaj. Duhet të kthehemi te rendi i ditës se po humbim kohën kot.

Vokshi: Duhet të ruajmë etikën. /ZOOM.AL/