zoom

Politikë

Sherri me thika, ja kush është kandidati i LSI-së që iu plagosën 2 vëllezërit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sauk të Vjetër ditën e djeshme. Një kandidat për deputet i LIS-së është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me dy persona. Në ndihmë të tij mësohet se kanë shkuar edhe dy vëllezërit e kandidatit të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin e sherrit. Referuar të dhënave policore mësohet se kandidati i sulmuar është Klodian Doka, 30 vjeç, i cili mban nr 32 në listën e Tiranës për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sherri ka degjeneruar më pas në dhunë fizike, pasi dy djemtë e familjes Doka kanë nisur përleshjen. Për pasojë në sherr janë ofruar edhe dy persona të tjerë të palës tjetër duke e çuar numrin e rivalëve në katër. Policia bën me dije se janë plagosur Oltjan dhe Roland Doka, vëllezër të Klodianit dhe respektivisht të moshës 23 dhe 27 vjeç! Policia ka ndëhyrë për fat shumë shpejt duke bërë të mundur shuarjen e sherrit, ndërkohë që është tentuar tu jepet ndihma e parë dy djemve të familjes Doka, agresorët janë larguar me vrap.

Pas dëshmisë së kandidatit për deputet në lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe të sulmit të personave ka rezultuar që sherri ka qenë i momentit ndërsa katër personat janë në kërkim. Njëri prej të kërkuarve është nën akuzën e kanosjes së kandidatit ndërs tre të tjerët për plagosje. Prokuroria po vijon hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij sherri brutal mes të rinjsh ku mësohet se deri më tani bahët fjalë se motivi ka qenë një femër.