zoom

Aktualitet

Sherri i policisë me Fufët, zbardhet plagosja e 3-fishtë në Mamurras, SHÇBA: Efektivi David Madani u dhunua me sende të forta

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka zbardhur plagosjen e trefishtë të ndodhur gjatë mesditës së djeshme në Mamurras.

Sipas SHÇBA, Fufët refuzuan kontrollin e policisë për lojërat e fatit duke kundërshtuar dhe dhunuanr efektivët e patrullës gjatë kontrollit në lokalin e Nikoll Vorfi. Edhe ky i fundit kundërshtoi policët dhe më pas u shoqërua në komisariat. Pas lirimit të tij, 2 vëllezërit Nikoll e Gjon Fufi u bënë pritë policëve që kontrolluan në lokal duke i dhunuar ata.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe disa persona të tjerë duke i qëlluar me sende të forta. Në këtë moment efektivi David Medani ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër për të neutralizuar dhunuesit, por për shkak të goditjeve me sende të forta, të shtënat kanë qenë të pakontrolluara. Si pasojë, plumbat kanë kapur dy kolegët e tij si dhe Nikoll Fufin.

Njoftimi i SHCBA:

Kurbin – SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka arrestuar 1 punonjës policie dhe 3 shtetas të tjerë në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku mbetën të plagosur 3 persona.
Në datë 13 prill 2021 në Qendër Mamurras, rreth orës 13:50, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin N.V. dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë I.Z. dhe F.LL. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.
Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.
Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.
SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:
– GJ. (G) F., 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– N.V. (M.F.), 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;
– R.S. (F), 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.
Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë D.M. si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.